Si ta largoni stresin e punës

Në një situatë pandemie si kjo, asgjë nuk është më si më parë.

Pasiguria për situatën ekonomiko-sociale, sidomos nëse kombinohet me të tjerë faktorë si kriza familjare, vetmi, probleme me përshtatjen etj., natyrshëm sjell edhe stres, i cili mund të rritet më shumë nga gjendja e tensionuar në punë, transmeton RTK.

Për të reduktuar sa më shumë stresin në punë, po ju listojmë në vijim disa sugjerime të shkruara për Forbes nga Sharon Melnick, psikologe biznesi dhe autore e “Suksesi gjatë stresit”.

Veproni, mos kundërshtoni

Ne përjetojmë stres kur ndiejmë se situatat janë jashtë kontrollit tonë dhe në të tilla kushte, humbasim besimin, përqendrimin, frymëzimin dhe mirëqenien.

Në të tilla situata, është mirë që të përqëendroheni te vetja më tepër sesa, po themi, te mënyra si ju foli dikush.

Merrni frymë thellë

Nëse ndiheni të mbingarkuar dhe në tension, merrni frymë thellë për disa minuta. Do t’ju ndihmojë që të vendosni një ekuilibër.

Bëni këtë ushtrim: Merrni frymë thellë, mbajeni pak dhe më pas nxirreni përmes hundës. Praktikoni edhe yoga.

Shmangni ndërprerjet

Shumica prej nesh “bombardohet” gjatë ditës: email, telefonata, mesazhe, mbledhje urgjente (në Zoom).

Është e kuptueshme që njerëzit të përjetojnë një lloj hutimi. Mundohuni që të jeni të përqendruar te puna dhe të shmangni sa të mundeni këto shpërqendrimet e panevojshme.

Programoni ditën me energji dhe përqëndrim

Në situata stresuese, niveli i produktiviteti bie. Keni më pak energji dhe aspak motivim.

Që të reduktoni sa më shumë stresin e punës, është mirë që ta planifikoni ditën me optimizëm dhe energji, qoftë edhe nëse ju duhet të qëndroni gjithë ditën në shtëpi. Mos e ngarkoni trurin duke i thënë “po e shtyj edhe një ditë”.

Hani shëndetshëm dhe flini mirë

Kequshqyerja përkeqëson sistemin tuaj. Konsumoni produkte me pak sheqer dhe me shumë protiena.

Gjumi gjithashtu ka tepër rëndësi sepse “freskon” trurin dhe ju siguron energjitë e nevojshme për të nisur ditën.

Ndryshoni historinë

Ngjarjet stresuese në punë mund të jenë edhe interpretim subjektiv, pra e thënë ndryshe, janë vetëm në kokën tuaj.

Sidoqoftë, është mirë që t’i shqyrtoni në një pamje më objektive, pse jo duke komunikuar me kolegët, punëdhënësin/punonjësit etj.

Identifikoni stresin e vetë-imponuar

Mësoni si të dalloni situatat kur stresin po e vetë-impononi. Gjërat ndonjëherë janë më të thjeshta seç duken. Kjo gjë do të ndikojë te vetëbesimi.

Bëhuni kritikët më të mirë të vetes

Ndodh që njerëzit kanë rreth 60,000 mendime në ditë dhe negativiteti i brendshëm ka të ngjarë t’ju stresojë më shumë.

Në vend të kësaj, përpiquni të bëheni kritik ndaj vetes, por duke u përpjekur që të motivoheni dhe pse jo, të frymëzoni të tjerët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button