OBSH jep lajmin e keq për shtetet që miratojnë lehtësimin e masave

Ritmi i pandemisë së koronavirusit do të bjerë shumë herë më avash nga sa mund të mendojmë ne.

Kështu është shprehur drejtuesi i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference, transmeton ABC.

Ghebreyesus deklaroi:

“Ndërsa Covid-19 përkeqësohet shumë shpejt, situata përmirësohet shumë më ngadalë. Me fjalë të tjera, rruga për zbritje është shumë më e ngadaltë se rruga për lart.”

Duke folur të hënën nga Gjeneva, Tedros tha se vendet që po konsiderojnë lehtësimin e masave dhe heqjen e distancimit social, duhet të tregohen shumë të kujdesshëm.

“Kjo do të thotë se masat e kontrollit duhet të hiqen ngadalë dhe me kontroll. Nuk mund të bëhen të gjitha menjëherë. Masat e kontrollit mund të ngrihen vetëm nëse janë vendosur masat e duhura të shëndetit publik”, tha ai.

Sipas të dhënave të pasqyruara në worldometers, deri më tani me koronavirus janë infektuar 1,886,516 persona në të gjithë globin. Ndërsa, betejën me virusin e kanë humbur 117,537 persona në të gjithë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button