fbpx

Brenda tetë ditësh shteti në borxh prej 187 milionë euro

Qeveria sërish ka hyrë në borxh në tregun vendor. Përmes ankandit të letrave me vlerë dhe fletëobligacioneve mblodhi 34.2 milionë euro prej të cilave ekonomisë dje sektorit privat ua ktheu 24.4 milionë euro, ndërsa në buxhetin shtetëror transferoi 10 milionë euro.

Nëse shihet kalendari për huamarrje, në të u planifikua që të mbledhen rreth 47 milionë euro, që do të thotë se Qeveria shtiti 13 milionë euro më pak nga ajo që planifikonte.

Para kësaj, të premten, Qeveria përmes ankandit të jashtëzakonshëm, të paparalajmëruar të letrave me vlerë me klaozolë të denarit dhe devizës inkasoi 100.7 milionë euro. Afati i kthimit të këtyre parave është muaji prill i vitit të ardhshëm. Një javë para kësaj, Qeveria hyri në borxh 46.2 milionë euro, që do të thotë se vetëm brenda 8 ditësh bankat e kredituan shtetin me 187 milionë euro. Kjo, e shprehur në përqindje, është 2.37 për qind e BPV-së, që arrin rreth 7.9 miliardë euro.

Sipas paralajmërimeve, Qeveria më 8 janar të vitit 2013 duhet ta paguajë borxhin për euro-fletëobligacionet prej 147 milionë euro. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button