Gjigantët e Manchesterit pas qendërmbrojtësit të ekipit gjerman

Manchester Unitedi dhe Manchester City po interesohen për mbrojtësin e qendrës së RB Leipzigut, Dayot Upamecano, ka njoftuar Sky Sports të hënën, transmeton Koha.net.

Francezi 21-vjeçar po vlerësohet prej mbrojtësve të rinj më të mirë në Evropë dhe është në listë të Ole Gunnar Solskjaerit dhe Pep Guardiolas.

Në fakt City po shpreson të nënshkruajë me dy mbrojtës të qendrës kur afati kalimtar të hapet. Te City janë të brengosur që këtë edicion kanë pranuar më tepër gola (31) se në dy edicionet e kaluara (23, 27). Po ashtu City ka pranuar dhjetë gola më tepër se lideri i Premier Leagues, Liverpooli.

Manchester City shikoi për disa lojtarë në janar, por nuk arriti marrëveshje. Nathan Ake, Milan Skriniar, Mykola Matvyenko, Jonny Evans dhe Caglar Soyoncu janë lojtarët për të cilët kishte shikuar gjiganti anglez.

Edhe Unitedi po shikon për një tjetër mbrojtës të qendrës. E ardhmja e Chris Smalling dhe Phil Jones nuk është e qartë. Unitedi ka pyetur për Kalidou Koulibalyn e Napolit.

Për Upamecanon më herët është interesuar edhe Arsenali.

RB Leipzigu nuk vuan për para, por Upamecano do të futet në vitin përfundimtar të kontratës dhe ka klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button