Filipçe paralajmëroi skrinim të popullatës në Dibër për të vlerësuar imunitetin e fituar ndaj koronavirusit

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se në Dibër do të bëhet skrinim i 20 deri 30 përqind të popullsisë së përgjithshme për të vlerësuar imunitetin e qytetarëve, i cili do të japë orientime për atë se çka mund të pritet në nivel të gjithë vendit, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Ai tha se donacioni i 20,000 testeve do të mundësojë analizën e antitrupave të krijuar te qytetarët, duke pasur parasysh që për shkak të masave kufizuese të marra, lëvizje të kufizuara tashmë dhjetë ditë në Dibër nuk ka pacientë të rinj, ndërsa të sëmurët janë rrugës për t’u shëruar.

Filipçe informoi se dy laboratorë shtesë do të vihen në funksion këtë javë, në ASHAM dhe Institutin e mjekësisë Ligjore, dhe është planifikuar  atje të analizohen testet që vijnë nga qytetet jashtë Shkupit. Në atë mënyrë, shtoi ai, do të shmanget pritja e gjatë e rezultateve, pasi laboratori në Institutin e shëndetit publik është i mbingarkuar. Pasi të riorganizohet puna e këtyre dy laboratorëve, Filipçe pret që rezultatet të merren brenda 24 orësh, ndërsa kapaciteti do të jetë përpunimi i 50 deri në 100 teste.

Lidhur me përfundimin e masave kufizuese, Ministri i shëndetësisë tha se tani po mendojnë se si ta organizojnë jetën, sepse nuk do të mund të kthehet plotësisht në normalitet.

“Nëse pas heqjes së masave mënyra e funksionimit mbetet e njëjtë, ekziston një rrezik i jashtëzakonshëm për rritje të menjëhershme të numrit të pacientëve, ndërsa tani me masat ky pik po amortizohet”, shtoi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button