fbpx

JADRO: Gënjeshtra është bërë moment i së vërtetës

Në lidhje me incidentet e fundit në Parlament reagoi edhe lidhja e shoqatave dhe individëve që kontribuojnë në sektorin e kulturës së pavarur: Jadro-Asociacioni i skenës së pavarur kulturore. Kjo lidhje është themeluar sivjet dhe përbëhet nga 50 anëtarë prej të cilëve 23 janë organizata që me vite janë prezentë në skenën kulturore.

Ja, edhe kumtesa e plotë:

JADRO-Asociacioni i sektorit të pavarur kulturor, qëndron në mbrojtje të principeve demokratike dhe lirisë së reagimit, mendimit dhe veprimit kritik në Republikën e Maqedonisë. Viteve të kaluara jemi dëshmitarë të ngushtimit, më shumë e më shumë, të hapësirës për veprim të lirë në çdo segment të shoqërisë. Dhuna në hapësirën politike dhe socio-kulturore kulminoi me dhunën në dhomën e Kuvendit.

Anëtarët e JADRO, me krejt përkushtimin e tyre, me misionin dhe qëllimet do qëndrojnë në mbrojtje ndaj çdo tentimi për rrënimin e hapësirës socio-kulturore demokratike. Dikush duhet të tregojë se në këtë vend ka qytetarë të cilët vullnetarisht, pa asnjë ngjyrim partiak, kanë vendosur të krijojnë lirshëm dhe të kontribuojnë për vendin e tyre, pa dirigjimin e shkopinjve prej gome, të pushtetit.

Ditëve të kaluara u ndeshëm me kulmin e uzurpimit të dhunshëm të së drejtës qytetare për reagim, mendim ndryshe dhe inkuadrim në vendimet të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me pushtetin por me të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Kishim dashur ta përkujtojmë pushtetin se kjo është një vend demokratik dhe çfarëdo shenjë e sjelljes totalitare dhe diktatoriale, nuk do tolerohet.

Ajo çka ndodhi këtyre ditëve është në kundërshtim të plotë me principet e qytetarëve të bashkuar në JADRO, të cilët si mision të tyrin kanë përkushtimin që nëpërmjet dialogut konstruktiv dhe kritik, të vënë në pah politikat retrograde kulturore, me vendosjen e politikave dhe praktikave publike në sferën e kulturës dhe më gjerë në shoqëri. Politika dhe praktika këto, të cilat do jenë progresive, inkluzive dhe demokratike.

Ka ardhur koha të pyesim nëse në teori dhe praktikë ka pozicion i cili jep mundësi që të mos bihet në posedimin e errët, të atyre pak njerëzve të cilët ushtrojnë pushtet. Ne duam rivendosje të lirisë në Republikën e Maqedonisë. Nuk do lejojmë manipulimin me paradigmat kulturore dhe politike, gjë që bëhet përgjatë tërë këtyre viteve dhe që është shndërruar në instrument i dhunës.

Në shoqërinë e spektaklit, në të cilin më së lehti praktikohet pushteti, peng i të cilit jemi, insistojmë që përvojat e lirisë të jenë të shënuara, të mbahen mend dhe të merren parasysh seriozisht.

Në botën vërtet të kthyer mbrapsht, gënjeshtra bëhet moment i së vërtetës. Nuk duam të jetojmë më në një ndryshim të këtillë të tezave. Dhe ashpër do luftojmë me ato strategji të qëndresës të cilat më së miri i njohim (praktika të reja kulturore, politika dhe aksione të vetorganizuara) kundër të gjithë formave të rrejshme të demokracisë, floskulave dhe premtimeve boshe pas të cilave fshihet diktatura.

Lajme të ngjashme

Back to top button