Kurti letër Thaçit: Zgjedhje pas pandemisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i është përgjigjur presidentit Hashim Thaçi lidhur me kërkesën e tij për ta dërguar emrin për mandatarin e Qeverisë së re, transmeton Koha.net.

Ai i ka thënë Thaçit se po përdor standarde të dyfishta dhe po tenton të imponojë rrugë jokushtetuese.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën ka potencuar se e ka të qartë që situata aktuale nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve, dhe kjo është diçka që ne nuk po kërkojmë të bëhet tani, por sapo të krijohen kushtet pas kalimit të pandemisë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ai tutje ka shtuar se nuk është në kompetencën e presidentit vlerësimi i interesave të partive politike, por mbrojtja e interesit shtetëror.

Kurti tutje ia ka kujtuar Thaçit se kjo shkresë nuk është refuzim për ta dhënë emrin e kandidatit për kryeministër.

Sipas tij, është një rikujtim i kornizës së kompetencave të presidentit dhe obligimeve kushtetuese që bien mbi institucionin e Presidentit të Republikës së Kosovës, pas një mocioni të suksesshëm mosbesimi, duke shtuar se nuk është në diskrecionin e tij që të imponojë skenarë jokushtetues.

Ai ka potencuar edhe njëherë se zgjedhjet janë opsioni i vetëm, duke shtuar se një gjë e tillë nuk mund të bëhet në kohë pandemie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button