Tetovë, cisternat janë që nga koha e Titos, “Eco Guerilla” ironizon me këtë fakt

Meqenëse mjetet për pastrimin e rrugëve në Qytetin e Tetovës janë shumë të vjetra, organizata joqeveritare “Eco Guerilla” në Tetovë përmes një postimit në rrjetin social fejsbuk, kanë ironizuar duke ju bë thirrje qytetarëve të donojnë para për blerjen e këtij mjeti, në mënyrë që edhe Tetova të ketë rrugë të pastra, njofton Portalb.mk.

Një video e publikuar nga “Eco Guerilla” tregon një shembull të mirë të pastrimit të rrugëve në qytet, e njëjta është incizuar në Komunën e Gostivarit, kjo e fundit ka mjete pastruese të rrugëve shumë efikase.

Nga “Eco Guerilla” me ironi ftojnë qytetarët që të donojnë para në mënyrë që Komuna e Tetovës të blejë një mjet më efikas për pastrimin e rrugëve nga papastërtia.

Ndryshe, në Komunën e Tetovës mjetet e pastrimit të rrugëve por në përgjithësi mjetet të cilat janë në pronësi të Ndërmarrjes Publike Komunale, shumica prej tyre janë blerë disa dekada më herët apo në kohën e Titos dhe të njëjtat janë në gjendje shumë të keqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button