fbpx

USAID-i dhe UNICEF-i sigurojnë përkrahje plotësuese për familjet në nevojë gjatë pandemisë COVID -19

Sot, Kryeministri Z-ri Oliver Spasovki, Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut Z-nja Kate Marie Byrnes dhe Përfaqësuesja e UNICEF-it Z-nja Patrizia Di Giovanni vizituan depon shpërndarëse të Kryqit të Kuq, që të shprehin mirënjohje të gjithë profesionistëve të cilët janë duke punuar papushim për ndalimin e përhapjes së sëmundjes së re të koronavirusit ( COVID-19).

Shtetet e Bashkuara përmes donacionit të USAID-it në vlerë 1.1 milion dollarë amerikan janë duke kontribuar në luftën e Maqedonisë së Veriut kundër COVID-19. Prej shumës së përgjithshme, 500 mijë dollarë amerikan janë të destinuara për përkrahje të Fondit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) në angazhimin e tyre për ndalimin e transmetimit të mëtutjeshëm të COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, dhe zvogëlimin e ndikimit të pandemisë tek familjet dhe fëmijët me theks tek ato më në nevojë. Donacioni do të shfrytëzohet për:

  • Fuqizimin e komunikimit për rreziqet e pandemisë dhe përfshirjes së komunitetit në luftimin e saj, duke përfshirë porosi të posaçme të dizajnuara sipas moshës dhe gjinisë, me udhëzime se si të parandalohet përhapja e COVID-19, porosi për përkrahje psikologjike dhe porosi udhëzuese për prindërit dhe të kujdestarëve të fëmijëve.
  • Furnizimet e qendrave izoluese, familjeve dhe popullatës më të rrezikuar nga përhapja e infeksionit siç janë komunitetet pakicë, komuniteti Rom dhe fëmijët nën kujdesin shtetëror, me materiale të domosdoshme higjienike dhe materiale të tjera të nevojshme për përgjigje ndaj COVID-19, duke përfshirë sapunë, detergjent, pako higjenik dhe të tjera, si dhe
  • Përkrahje në mbledhjen e të dhënave dhe analizimin e tyre me qëllim përmirësimin e reagimit ndaj COVID-19

“Në emër të Qeverisë dhe të popullit të Maqedonisë së Veriut dua ti falënderoj USAID-in dhe UNICEF-in për ndihmën e tyre në luftën e vendit kundër COVID-19. Për familjet me kushte të rënduara, janë përgatitur paketa me produkte higjienike të cilat do të shpërndahen në bashkëpunim me ekipet e Kryqit të Kuq”- theksoi Kryeministri Z-ri Oliver Spasovski. “Ne kujdesemi për ata më në nevojë, që ti tejkalojnë vështirësitë sa më lehtë. Por gjëja më më rëndësi në këto kushte skajshmërisht të ndërlikuara është t’a respektojmë rekomandimin që të qëndrojmë në shtëpi dhe të minimizojmë kontaktet sociale. Nëse dëshirojmë të dalim fitimtarë, është shumë e rëndësishme t’i pranojmë dhe zbatojmë masat parandaluese si distancimi fizik, kufizimi i kontaktave me të tjerët në ato më të nevojshme, me qëllim që të parandalojmë përhapjen e virusit”, përfundoj Kryeministri Spasovski.

Në emër të Shteteve të Bashkuara dua të përgëzoj UNICEF-in për fuqizimin e përpjekjeve të shteteve partnere tona për ndalimin e përhapjes së virusit dhe për kujdesin ndaj atyre të prekur emocionalisht, si dhe fizikisht. Jam e nderuar që ju bashkohem UNICEF-it dhe Qeverisë në vlerësimin e punës së Kryqit të Kuq dhe të vullnetarëve së saj, të cilët japin gjithçka nga vetja e tyre në luftën kundër COVID-19. Gjithashtu dua të falenderoj Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë për Punë dhe Mirëqenje Sociale në drejtimin e përpjekeve për ndihmë të popullatës dhe komuniteteve më në nevojë gjatë kësaj krize, si pjesë e angazhimit të tyre të rregullt ditor. Ne përgëzojmë përpjekjet tuaja, dhe jemi të kënaqur me këtë mundësi që e kemi për ndihmë përmes këtij donacioni të dhënë UNICEF-it- theksoi nga ana e saj Ambasadorja Byrnes gjatë vizitës.

Nga ana e saj Përfaqësuesja e UNICEF-it Patrizia Di Giovanni theksoi që përderisa vendi është duke ndjekur masat kritike publike për ngadalësimin e përhapjes së virusit, ne nuk duhet ta harrojmë nevojën për përkushtim të veçantë fëmijëve dhe familjeve të cilët janë duke përjetuar sfida të përditshme për shkak të varfërisë, përjashtimeve dhe fatkeqësive. Sfidat të jashtëzakonshme të shkaktuara prej pandemisë janë shtuar mbi ato ekzistueset. Ne jemi krenar që punojmë me shumë partnerë të cilët janë dukë punuar papushim në lehtësimin e barrës mbi secilin, posaçërisht duke i ndihmuar ata më në nevojë në komunitetin tonë-përfundoj Z-nja Di Giovanni.

Me ndihmën e USAID-it dhe UNICEF-it, do të sigurohen 1000 pako me produkte higjienike për familjet në Shuto Orizare, 500 pako higjienike familjeve ne lagjen Trizla në Prilep, 500 pako higjienike familjeve në lagjen Bajro, Manastir, 250 pako familjeve në lagjen Keramidnica, Gostivar dhe 100 pako higjienike familjeve në lagjen Crnik, në Delçevë.

Përndryshe, gjatë 20 viteve të kaluara, Shtetet e Bashkuara kanë investuar afër 11.5 milion dollarë amerikan vetëm në sistemin shëndetësor, dhe më shumë se 738 milion dollarë amerikan në total si asistencë për Maqedoninë e Veriut, duke bërë ndryshime pozitive në numër të madh fushash, duke përfshirë sigurinë, bujqësinë, shoqërinë civile, zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës, ndërmarrësi të femrave dhe arsimim. USAID-i është agjencia më e madhe në botë për zhvillim ndërkombëtar dhe nxitës të rezultateve zhvillimore. Puna e USAID-it e avancon sigurinë nacionale të SHBA-ve dhe të prosperitet ekonomik, e demonstron bujarinë Amerikane, dhe promovon rrugë për zhvillim vetanak të shteteve pranuese të ndihmave.

UNICEF-I promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmije, në kuadër të gjithçkaje që bëjmë. Bashkë me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore, në përkthimin e këtij përkushtimi në vepra konkrete, duke u përqendruar në dhënien  ndihmë fëmijëve më në nevojë, dhe për të mirën e të gjithë fëmijëve, në çdo vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button