Strugë, hiqet flamuri shqiptar nga shtiza

Flamuri kombëtar i vendosur në shtizën e lartë prej 11 metrash në qendër të fshatit Bixhovë të Strugës siç konfirmojnë burimet, para disa ditëve është hequr gjatë natës nga autor deri tani  të panjohur. 

Po sipas këtyre burimeve ky rast është hetuar në orët e para të mëngjesit dhe menjëherë është vendosur një flamur shqiptar nga banorët e Bixhovës por shumë më i vogël se ai që ishte spostuar gjatë natës .

Flamurit kombëtar në qendër të fshatit Bixhovë  u vendos më 27 nëntor në kuadër të manifestimit për shënimin e 100 vjetorit të shtetësisë shqiptare të organizuar nga Bashkësia Lokale e këtij fshati. 

Bixhova ka 120 shtëpi dhe rreth 600 banorë. Fshati Bixhovë është një ndër vendbanimet e pakta rurale në Strugë ku jetojnë shqiptar dhe maqedonas ku  pjesën dërmuese e përbëjnë shqiptarët./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button