fbpx

Me “tunele dezinfektues” kompania nga Gostivari kontribuon në luftën kundër virusit korona

Përmes “tuneleve dezinfektues” kompania e “Univerzal” me seli në Gostivar synon të kontribuojë në uljen e transmetimit të hovshëm të virusit korona. Fillimisht ky tunel u vendos në hyrje të Komunës së Gostivarit, por tani kërkesat janë më të mëdha se aq, madje edhe nga shtete tjera, njofton Portalb.mk.

Ky tunel kryesisht vendoset në hyrje dhe daljet e objekteve të cilat frekuentohen nga shumë njerëz, i njëjti aktivizohet automatikisht kur lëvizin njerëz dhe dezinfekton komplet sipërfaqen e trupit të qytetarëve që kalojnë nëpërmjet tij.

Kompania prodhuese e këtij tuneli “Univerzal”, kryesisht merret me prodhimin e prodhimeve hotelierike dhe medicinale nga materiali inoks. Menaxheri  kësaj kompanie Erzen Nesimi, tha që përmes këtyre tuneleve, synon që sadopak të kontribuoje në zbutjen e kurbës të të infektuarve me virusin korona.

“Menjëherë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme menduam për këtë ide, fillimisht një tunel e vendosëm në hyrjen e Komunës së Gostivarit mirëpo tani kërkesat janë shumë më të mëdha, kemi pasur shumë thirrje, sidomos nga bizneset private. Kërkesa për këto tunele kemi pasur edhe nga Turqia dhe Hungarija” theksoi Erzen Nesimi, menaxher i kompanisë “Univerzal”.

Tuneli dezinfektues nga kompania "Univerzal".
Tuneli dezinfektues nga kompania “Univerzal”.

Ndryshe, Nesimi informoi se për këto tunele është në bisedime edhe me disa institucione publike të cilat kanë shprehur interesim, ata tashmë janë duke punuar edhe për versione më të përshtatshme të tuneleve dezinfektues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button