(Jo)transparenca e Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë, qytetarët ngelen të painformuar

Përderisa një numër i madh i qytetarëve, deri te redaksia e Portalb.mk kanë kërkuar informacion në lidhje me komunat reale të personave të infektuar me virusin korona nga rajoni i Tetovës, nga Qendra për Shëndet Publik e këtij qyteti nuk përgjigjen në telefonatat tona kurse pyetjeve nuk ju përgjigjen, njofton Portalb.mk.

Nga gjithsej 26 raste të reja të evidentuara me virusin korona në gjithë territorin e RMV-së, 37 janë të Komunës së Tetovës me rrethinë, kurse vetëm sot 4 persona të këtij rajoni kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Marrë parasysh se pas Shkupit, Tetova është qyteti më i madh në RMV, Portalb.mk para disa ditëve kërkuam nga Instituti për Shëndet Publik që të infektuarit e këtij rajoni të i ndaje në komunat reale për shkak se kështu informacioni do të ishte më i saktë dhe më preciz, kjo nuk ndodhi.

Përveç kësaj, nga Qendra për Shëndet Publik nuk përgjigjen në pyetjet e gazetarëve, edhe pse provuam disa herë të kontaktojmë me drejtorin e kësaj qendre, telefoni nuk u hap kurse qytetarët kështu ngelen pa informacionin e merituar.

Pyetjet tona drejtuar deri te Qendra për Shëndet Publik ishin pikërisht për vendbanimet, gjegjësisht komunat reale të personave të infektuar me virusin korona si dhe numrin e përgjithshëm të personave të testuar në këtë rajon.

Nga Komuna e Tetovës kompetencat për informimin në lidhje me komunat reale të personave të infektuar me virusin korona në këtë rajon ia drejtuan Qendrës për Shëndet Publik, kështu duke ju përgjigjur gazetarit të Portalb që të drejtohet në QSHP për informacionet e kërkuara.

Disa orë më vonë dhe pas lajmit të Portalb në lidhje me këtë, në faqen e fejsbukut të Komunës së Tetovës u publikuan komunat reale të personave të infektuar me virusin korona në këtë rajon por jo edhe numri i të testuarve në përgjithësi.

Kështu, numri i të infektuarve sipas komunave është si vijon:

Komuna e Tetovës – 19
Bërvenicë -5
Bogovinë -7
Tearcë-5
Zhelinë-1

Nga ana tjetër, në periudhën prej ora 07:00 të datë 12.04.2020, deri ora 07:00 të datës 13.04.2020, në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB), Tetovë, gjithsej 12 persona prej të cilëve 7 në Tetovë dhe 5 në Gostivar mes të cilëve edhe një person i moshës mbi 67 vjeç, janë privuar nga liria, për shkak të mos respektimit të vendimit për kufizimin e lëvizjeve, me ç’rast do të pasojnë edhe parashtresa adekuate, sipas nenit 206 nga Kodi Penal.

Në këtë periudhë numri i personave të vendosur në karantinë shtetërore në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, është 142, edhe atë 59 në Tetovë dhe 83 në Gostivar ndërsa numri i personave të ri të evidentuar në vetë izolim është 10, 1 në Tetovë dhe 9 në Gostivar si dhe 2 në Tetovë me vendim të Inspektoratit Shtetërorë Sanitar.

Ndryshe, 24 orët e fundit evidentuar gjithsej 26 raste të reja me virusin korona, kështu numri i të infektuarve në shtet ka arritur në 856 kurse si pasojë e këtij virusi, 38 persona kanë ndërruar jetë ndërsa 44 janë shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button