Banka Popullore e RMV-së pret devijim më të madh nga rritja projektuese

Banka Popullore pret devijim më të madh të projeksioneve të saj të tetorit për rritjen e ekonomisë, si rezultat i paraqitjes së koronavirusit, e cila si goditje e jashtme e papritur, pritet të reflektohet në më shumë segmente të ekonomisë. Ky është vlerësimi i seancës së sotme të Komitetit për politikë monetare operative të Bankës Popullore, edhe krahas rrjedhave stabile në ekonomi në kuartalin e parë, shkruan MIA.

“Të dhënat e fundit tregojnë rrjedhë të qëndrueshme, por pasiguria nga efektet e ardhshme makroekonomike nga pandemia e Kovid-19 është e madhe. Të dhënat e disponueshme me frekuencë të lartë për aktivitetin ekonomik në periudhën janar-shkurt 2020 tani për tani udhëzojnë në vazhdimin e rritjes së ekonomisë edhe në kuartalin e parë të vitit, por rreziqet për periudhën e fundit janë të pavolitshme. Në lidhje me inflacionin, duke e përfshirë edhe fundin e muajit mars, shkalla vjetore mesatare e rritjes së çmimeve konsumatore arrin 0,6 për qind, që edhe më tutje është realizim i ulët në lidhje me projeksionin e tetorit. Niveli i rezervave devizore edhe më tutje mbahet në zonë të sigurt, me ç’rast realizimet në tremujorin e parë të këtij viti, në përgjithësi janë në pajtim me pritjet. Në lidhje me lëvizjet te depozitat e tërësishme dhe kreditë e tërësishme të dhënat parësore për muajin mars tregojnë rritje vjetore të mëtutjeshme të depozitave dhe kredive, pa devijime më të mëdha nga projeksioni për kuartalin e parë të vitit”, sqarojnë nga Banka Popullore.

Prej atje shtojnë se përkeqësimi i mjedisit global dhe masat e ndërmarra për parandalim të përhapjes së virusit, do të sjellin deri te përkeqësimi i aktivitetit afarist te një pjesë e veprimtarive ekonomike dhe do të ndikojnë mbi pritjet e subjekteve ekonomike për periudhën në vijim.

Megjithatë sipas Bankës Popullore, vlerësohet se këto devijime nuk janë shkaktuar nga zhvendosjet në baza ekonomike dhe tani për tani pritet të jenë nga karakteri i përkohshëm.

Sipas projeksionit të tetorit, Banka Popullore ka pritur rritje të ekonomisë në vitin 2020 për 3,8 për qind, ndërsa katër për qind në vitin 2021.

Banka Popullore, siç qëndron në kumtesë, mbetet deri në fund në zbatimin e suksesshëm të qëllimeve të saj – mbajtje të çmimeve stabile, kurs devizor stabil dhe mbajtje të stabilitetit financiar, me ç’rast duke dhënë mbështetje në sektorin real përmes sigurimit të kushteve të volitshme financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button