Filipçe dhe Mançevski prezantuan aplikacionin “Stop Korona”

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ai i Shoqërisë së Informatikës dhe Administratës, Damjan Mançevski, prezantuan sot aplikacionin “Stop Korona”, i cili mundëson të ndiqen kontaktet që kanë pasur personat e infektuar me COVID-19, njofton Portalb.mk.

Mançevski, gjatë këtij prezantimi, tha se, ky aplikacion do t’ua lehtësoj punën epidemiologëve, sa i përket çështjes së anketave dhe gjetjes së të gjitha kontakteve.

“Nevojitet përdorim masiv i aplikacionit që të ketë efekte dhe për këtë u bëj thirrje qytetarëve që menjëherë ta shkarkojnë në telefonat e tyre. Me atë, do të japim kontribut personal në luftën kundër virusit korona dhe do t’u ndihmojmë punonjësve shëndetësor. Është e garantuar mbrojtje e plotë e privatësisë, aplikacioni nuk përdor emër dhe mbiemër të atyre që e përdorin, nuk e tregon lokacionin ku ka lëvizur, por vetëm kohën dhe me kë ka pasur kontakt i infektuari”, deklaroi Mançevski.

Ndërsa,  ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se, me këtë aplikacion do të shkurtohet kohëzgjatja e epidemisë. Por sipas tij, situata nuk do të përfundoj me arritjen e pikut kah fundi i muajit, por do të zgjas deri në vitin e ardhshëm.

“Ne jemi në fazën e pritjes së pikut, por kjo gjendje nuk do të përfundoj tani. Në më shumë vende mendohet se si të veprojnë, ndërsa po mendojmë edhe ne, sepse deri në fund të vitit na pret mjaft punë, ndoshta edhe vitin e ardhshëm, deri në arritjen e imunitetin kolektiv apo gjetjen e vaksinës. Gjatë gjithë periudhës para nesh, i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë dhe veglat. Kjo është njëra nga përfitimet më të mëdha për përfitime të të gjitha kontakteve primare. Në periudhën para nesh, planifikojmë edhe skrining në rajonin e Dibrës, duke pasur parasysh se në këtë pjesë është ndalur epidemia”, tha Filipçe.

Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale, ka dhënë mendim pozitiv për përdorimin e këtij aplikacioni. Ai është punuar nga kompania “Neksus” dhe është në dispozicion për telefonat “IOS” dhe “Android”.  Qytetarët që do të shkarkojnë atë, do të duhet të lëshojnë bluetooth-in në telefonat e tyre çdoherë kur janë jashtë shtëpisë, që të mund të regjistrohen kontaktet.

Aplikacioni mund të shkarkohet në këtë link:  https://stop.koronavirus.gov.mk/?fbclid=IwAR3yYfPT8IFcOYtsR32IUpePiOQReVXu6HhJCDVw9KwLkyycbMre6i3OT4s

LEXO: Fondacioni Metamorfozis: Aplikacioni StopKorona! është i sigurtë për ta përdorur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button