Plagosja e 2 vëllezërve në Librazhd:Të dënohet autori ndryshe do bëjmë vetëgjyqësi

Policia ka arrestuar sot autorin e plagosjes së dy vëllezërve Lloga në Librazhd.

Jorgo Bicaku është prangosur  nga policia pasi akuzohet se ka plagosur me thikë dy vëllezërit Artan dhe Sherif Lloga, 30 dhe 33 vjeç pas një sherri me këta të fundit.

Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e djeshme në qytetin e Librazhdit, në afërsi të stacionit të trenit ku pas një zënke me dy vëllezërit për një linjë uji, Jorgo Biçaku i ka qëlluar ata me thikë duke i plagosur rëndë.

Ndërkohë sipas policisë një prej vëllezërve të plagosur dhe konkretisht Artan Lloga ndodhet në spitalin Ushtarak në Tiranë ndër vëllai tjetër po merr mjekim në spitalin rajonal të Librazhdit.
Ndërkohë familjarët e dy të plagosurve kanë kërkuar dënimin e autorit pasi në të kundërt kanë deklaruar se do të bëjnë vetëgjyqësi./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button