Nga Merkel te kryeministrja më e re në botë, pse gratë lidere po e mposhtin koronavirusin

Drejtueset femra janë duke bërë punë të jashtëzakonshme. Çfarë kanë të përbashkët Gjermania, Tajvani dhe Zelanda e Re? Epo, të gjitha kanë në krye të shtetit udhëheqëse femra dhe të gjitha po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në përgjigjen e tyre ndaj luftës kundër koronavirusit, shkruan Gazeta Shqip

Tsai Ing-Wen, një ish-profesoreshë e drejtësisë, u bë presidentja e parë femër e Tajvanit në vitin 2016.

Tsai ka vepruar shpejt dhe të suksesshëm ndaj pandemisë, përkundër afërsisë së Tajvanit me Kinën kontinentale, vendi kryesisht ka ndaluar virusin dhe ka vetëm nën 400 raste të konfirmuara, shkruan The Guardian.

Vendi është aq shumë i përgatitur sa po dhuron 10 milionë maska SHBA-së dhe 11 vendeve evropiane.

Zelanda e Re, e udhëhequr nga Jacinda Ardern, është gjithashtu një udhëheqëse botërore në luftimin e virusit COVID-19.

.

Vendi ka pasur vetëm 4 vdekje nga koronavirusi deri më tani. Kjo është pjesërisht për shkak të gjeografisë dhe madhësisë.

Me nën 5 milionë njerëz, e gjithë popullsia e Zelandës së Re është shumë më e vogël se ajo e Nju Jork-ut. Duke qenë një shtet ishull gjithashtu i jep asaj një avantazh të veçantë. Sidoqoftë, udhëheqja është gjithashtu një faktor.

Zelanda e Re ka zbatuar testime të gjera dhe Ardern i është përgjigjur krizës me qartësi dhe dhembshuri.

.

Gjermania është goditur shumë nga koronavirusi, por ajo ka një vdekshmëri jashtëzakonisht të ulët prej rreth 1.6%.

Një arsye që lidhet me shkallën e ulët të vdekshmërisë në Gjermani është testimi i shumtë që ky shtet po e praktikon, megjithatë përsëri udhëheqja e vendit luan një rol.

.

Danimarka (e udhëhequr nga kryeministrja Mette Frederiksen) dhe Finlanda (kryeministren Sanna Marin) po bëjnë gjithashtu punë të konsiderueshme në përmbajtjen e koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button