“Higjiena Komunale” mbeturinat do t’i mbledh deri në ora 21, pasi gjatë vikendit kontejnerët nëpër Shkup ishin të mbushura

Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” prej sot mbeturinat do t’i mbledhin deri në ora 21:00. Prej të mërkurës, kur u miratua ora policore prej orës 16:00 deri në ora 05:00, mbeturinat janë mbledhur vetëm në një turn, njofton Portalb.mk.

Drejtori i “Higjienës Komunale”, Abdusamed Shabani, të mërkurën tha se do të punojnë vetëm deri në ora 16:00, pasi që nuk kanë marrë leje nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës që të punojnë derisa zgjatë ora policore. Për atë, kontejnerët nëpër Shkup janë mbushur me mbeturina, ndërkaq pasi në to nuk ka pasur vend, janë qese me mbeturina janë hedhur nëpër trotuare dhe rrugë.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, tha se për shkak të gjendjes në terren, është bërë regjim i ri i punës dhe prej sot kontejnerët do të pastrohen prej orës 05:00 deri në ora 21:00.

“Përpara se të vendoset ora policore nuk kemi pasur ankesa nga qytetarët për mbledhjen e mbeturinave nëpër Shkup. Ditët e kaluara kemi punuar me dinamikë të zvogëluar për shkak të orës policore. Dje kemi pasur takim me Shtabin e Krizës së Qytetit të Shkupit, kemi bërë analizë dhe orar të ri për mbledhjen e mbeturinave në dy turne. Do të punojmë edhe të shtunën. Kemi punuar edhe në këtë fushë, ekipet nuk kanë mundur që të arrijnë gjithkund duke e pasur parasysh regjimin sipas të cilit kemi punuar në tre ditët e kaluara. Prej sot, gjendja do të stabilizohet”, tha Shilegov.

Në Shkup ka 6.000 kontejnerë të cilët çdo pastrohen. Në ditë, punëtorët e “Higjienës Komunale” mbledhin rreth 500 tonë mbeturina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button