Shqipëri, u rrit në 467 numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Shqipëri është rritur në 467, me konfirmimin e 21 rasteve të reja, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria ka njoftuar se janë testuar edhe 193 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 personel shëndetësor dhe dy fëmijë asimptomatikë.

“Deri në këto momente janë testuar 4.070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 467 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij institucioni, rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi i hetimit epidemiologjik në terren.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bërë thirrje qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Kujtojmë se në Shqipëri është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa institucionet kanë marrë masa të shumta si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button