U largua nga Britania për në Kaliforni, Princ Harry hoqi mbiemrin mbretëror

Harry ka hequr mbiemrin e tij mbretëror tani që bashkë me Meghan-in kanë lënë Britaninë. Në dokumentet që regjistrojnë një firmë të re të qëndrueshme ai nuk përdor as titullin HRH (Lartmadhëria e tij) , as emrin e familjes Mountbatten-Windsor, njofton revista Class.

Ai nuk përdor as mbiemrin Uells që mbante në shkollë apo në ushtri. Në vend të kësaj, Harry, 35 vjeç, renditet vetëm si Princi Henry Charles Albert David, Duka i Sussex.

Javën e kaluar çifti zbuloi se do të nisnin një bamirësi të quajtur Archewell, për të cilën ata pretendojnë se është emëruar sipas fjalës së lashtë greke Ar Arche’, që frymëzoi emrin Archie-t, 11 muajsh.

Sipas faqes në internet të Familjes Mbretërore: “Princi i Uellsit zgjedh të ndryshojë vendimet aktuale kur të bëhet mbret. Ai do të vazhdojë të jetë i Shtëpisë së Windsor dhe nipërit e tij do të përdorin mbiemrin Mountbatten-Windsor.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button