Amendamentet e pranuara të opozitës shqiptare, sa për sy e faqe

Mbi 11 milion denarë, nga 37 milion denarët që rrjedhin nga amendamentet për buxhetin të opozitës shqiptare të pranuara nga ministri Stavrevski do të shkojnë për kanalizime. Pjesa tjetër për terrene sportive, ndërtimin e shkollave, ngrohjen e shkollave, sistem për ujë të pijshëm dhe ambulanca.

Ministri Stavrevski, jashtë procedurës parlamentare ka pranuar 6 amendamente nga RDK dhe 5 nga PDSH, me vlerë prej 18.5 milion denarëve për të dyja, ose së bashku 37 milion denarë. Amendamentet kanë të bëjnë kryesisht për vendbanime në rrethinën e Tetovës dhe Gostivarit, gjegjësisht 9 nga 11 amendamentet për këto dy qytete, ndërsa vetëm nga një për Shkupin dhe Strugën.

Vlera e 11 amendamenteve të pranuara shkon në 600.000 euro, që sa për ilustrim, kushtojnë më pak se mobiljet e Muzeut të Luftës Maqedonase nga projekti “Shkupi 2014”, të cilat janë paguar 818.000 euro.

RDK me 400 amendamente dhe PDSH me rreth 150 kërkonin 80-85 milion euro nga buxheti i shtetit për vendbanimet shqiptare. Asnjëra parti nuk është ndarë e kënaqur me amendamentet të cilat u janë pranuar nga Qeveria./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button