Shoqata e gazetarëve, padi për dëbimin nga Kuvendi

Sot nga ora 11:00, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë do të dorëzon padi penale në Ministrinë e punëve të brendshme për dëbimin nga Kuvendi ditën e hënë. SHGM ka paralajmëruar se do të kërkon nga MPB ta gjejë urdhërdhënësin për dëbimin e gazetarëve, dhe të njëjtin ta heton për shkelje të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Përfaqësuesit e mediave të cilët raportojnë nga Kuvendi pa ndonjë arsye dhe pa shpjegim u dëbuan nga salla plenare në mënyrë të dhunshme nga sigurimi i Kuvendit. Kjo nënkupton edhe shkelje të rëndë të nenit 70 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

“Seancat e Kuvendit janë publike. Kuvendi mund të vendos të punon pa prezencën e opinionit me shumicë prej 2/3 nga numri i përgjithshëm i deputetëve” – thuhet në nenin 70 të Kushtetutës.

Vendimi për dëbimin e gazetarëve u soll pa asnjë votim dhe me vendim pas dyerve të mbyllura. Deri tani, asnjë organ i Kuvendit nuk është prononcuar për arsyen e një vendimi të tillë.

Kryeministri Gruevski duke u përgjigjur në pyetje gazetareske tha se “i vjen keq” për ndodhitë me gazetarët në Kuvend, duke shtuar se nuk është në dijeni se kush ka sjellur një vendim të tillë dhe se pret nga shërbimet e Kuvendit që të prononcohen.

Për dëbimin e gazetarëve nga Kuvendi kanë reaguar edhe Instituti Maqedonas për Media dhe OSBE.

Portalb siguroi video për të parë si dukej dëbimi i gazetarëve të hënën. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button