Përfaqësuesit e Armatës prej sot do ta mbajnë rendin përpara bankave dhe marketeve në Prilep

Përfaqësuesit e Armatës së Maqedonisë së Veriut prej sot do të përfshihen në sigurimin e rendit përpara bankave dhe marketeve në Prilep, këtë e tha kryetari i Komunës, Ilija Jovanoski nëpërmjet në postimi në profilin e tij të Fejsbukit, në të cilin, ashtu siç sqaroi, me qëllim që të eliminohen rrëmujat e panevojshme edhe përskaj apeleve të shumta që qytetarët të mbajnë distancë, njofton Portalb.mk.

“Në kontekst të mbajtjes së distancës dhe zbatimit më efikas të masave të Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Shtabi Komunal i Krizës, në drejtim të mbrojtës së shëndetit të qytetarëve, përpara bankave dhe marketeve në qytet, Komuna ka vendosur ngjitëse për mbajtjen e distancës së rekomanduar mes qytetarëve, minimum 2 metra”, shkruan Jovanoski.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së Jovanoski, që Armata të kyçet në luftën me COVID-19, pasi që dje u evidentuan 14 raste, ndërkaq pardje 8 raste, me çka numri i përgjithshëm arriti në 72.

“Për shkak të progresit të të infektuarve të rinj, kërkoj sjelljen e masave shtesë për Komunën e Prilepit. Për atë qëllim, Do të kërkoj nga ministrat që të kyçet më shumë Armata për zbatimin e masave nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë. Patjetër që ta parandalojmë grupimin dhe rrëmujat nëpër banka dhe markete në qytet. Gjithashtu dëshiroj të theksoj se kompanitë ku ka raste të konfirmuara të të punësuarve të tyre, në kësi kushte nuk guxojnë as të mendojnë që t’i aktivizojnë kapacitetet prodhuese, derisa nuk krijohen kushte për punë, sipas vlerësimeve të shërbimeve profesionale”, tha paraprakisht Jovanoski.

Sipas tij, Prilepi me këtë numër të të infektuarve hyn në fazën e dytë të pandemisë.

Epidemiologia e Qendrës së Shëndetit Publik, Tatjana MurgoskaStanimiroviq vlerëson se është i pritshëm numri i të infektuarve në Prilep dhe se nuk bëhet fjalë për rritje dramatike të numrit.

“Duhet të kuptojmë se epidemia ka rrjedhën e saj. Ne vetëm sa e kemi kaluar fazën e parë, tani gjendemi në fazën e dytë në të cilën, ashtu siç tha edhe ministri, ende presim rritje të numrit të të infektuarve. Shpresojmë dhe të gjithë punojmë, që ajo rritje të mos jetë e ashpër. Në Prilep linja e rritjes nuk është e ashpër, nëse e kemi parasysh se sa të infektuar kemi pasur në fillim të epidemisë. Është e pritshme”, thotë MurgoskaStanimiroviq.

Sipas informatave nga numri i përgjithshëm i të infektuarve nga virusi korona në Prilep, dy e treta janë të aftë për punë. Të tjerët janë qytetarë në moshë mbi 60 vjeç dhe 4 fëmijë. Në mesin e të infektuarve janë, edhe gjashtë punëtorë shëndetësorë. Në komunat Prilep, Dollnen, Krushevë dhe Krivogashtan deri më tani janë testuar gjithsej 280 persona. Prej tyre 75 janë pozitivë, ndërkaq për 74 të tjerë priten rezultatet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button