OPEK+: Përfundoi lufta e naftës, por për shkak të koronavirusit benzinat mbeten të lira

Arabia Saudite, Rusia dhe vende të tjera eksportuese të naftës nga OPEK+ dhe grupi G-20 mbrëmë arritën marrëveshje për shkurtim të nxjerrjes së naftës së papërpunuar në vlerë prej 9.7 milionë barelë në ditë. Por, më pak naftë e nxjerrë, megjithatë, nuk do ta stabilizojë tregun, sepse  kërkesa mbetet më e ulët nga oferta për shkak të krizës botërore me pandeminë e koronavirusit, njofton MIA, transmeton Portalb,mk.

Negociatat e gjata të javës së kaluar, katër ditë pa ndërprerë përmes video lidhjes, u vazhduan pasi që Meksika kërkoi të shkurtojë vetëm 100 mijë barelë në ditë, edhe pse Arabia Saudite insiston që ai numër të jetë 400  mijë. Si ndihmë për Meksikën, obligim që të shkurtojë plus 300 mijë barelë në ditë ndërmori SHBA-ja.

Projekt-marrëveshja e të enjtes tregoi 10  milionë barelë më pak në ditë., por SHBA-ja, Brazili dhe Kina u dakorduan t’i kompensojnë edhe ata 350 mijë barelë.

Më pak naftë e nxjerrë, megjithatë nuk do ta stabilizojë tregun sepse kërkesa akoma është më e ulët nga oferta, për shkak të krizës botërore me pandeminë e koronavirusit.

Pandemia i mbylli ekonomitë e shumë vendeve perëndimore, përfshirë edhe SHBA-në, me çka konsumi i naftës së papërpunuar për momentin është 35 për qind më pak se 100 milionë barelët e zakonshëm, sa shpenzohen brenda ditës në botë. Kuptohet, kjo shkaktoi edhe rënie të çmimit të naftës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button