Ish-ylli i Liverpool-it Dalglish lirohet nga spitali në izolim shtëpiak

Ish-ylli i Liverpool-it Kenny Dalglish u lirua nga spitali ku u trajtua nga infektimi me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat angleze raportojnë se eksperti skocez i futbollit Dalglish do të vazhdojë të rikuperohet në izolim shtëpiak.

Në një deklaratë për të përditshmen “The Sunday Post”, 69-vjeçari Dalglish lavdëroi personelin mjekësor që kujdeset për personat e prekur nga COVID-19.

“Jemi të lumtur që ka njerëz dhe staf mjekësor të tillë. Dua që t’u sigurohen kushte që pa asnjë problem të ushtrojnë profesionin e tyre dhe të ndihmojnë kombin kundër pandemisë”, ka thënë Dalglish.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button