Mbi 110 mijë të vdekur nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka kaluar në mbi 110 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 110.005 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 1.795.630, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 20.580 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 19.468 viktima, Spanja me 16.972, Franca me 13.832, Britania me 9.875, Irani me 4.474 dhe Belgjika me 3.600 të vdekur nga COVID-19.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 3.339 të vdekur.

Vendet e tjera me më së shumti viktima në botë janë Gjermania me 2.871, Holanda me 2.737, Brazili me 1.141, Turqia me 1.101 dhe Zvicra me 1.081 të vdekur.

Vendet e lartëpërmendura janë të vetmet që kanë tejkaluar shifrën 1 mijë me të vdekur si pasojë e pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button