fbpx

Ndeshjet ndaj United, test për Mourinhon

Trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinhos, mund t’i tregohet dera nga bordi i klubit mbretëror në rast se ai dështon ta eliminojë Manchester Untiedin nga Liga e Kampionëve.

 Mirror shkruan se Mourinho është duke përballur me një prej situatave më të vështira në karrierën e tij, kur e ardhmja e tij tani varet nga fati i ndeshjeve ndaj Manchester United, të cilat ai duhet t’i fitojë patjetër.

Mourinho ka thënë se nuk do të largohet, mirëpo presioni i mediave spanjolle është shumë i madh.

Marca kishte publikuar një sondazh ku 82 përqind e tifozëve të Realit duan largimin e portugezit, përderisa El Mundo Deportivo startoi një prej ballinave me një titull të shkurtër “16”, duke aluduar në epërsinë e Barcelonës në tabelë ndaj Realit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button