Vdiq ish-piloti britanik i Formula 1, Stirling Moss

 Ish-piloti britanik i Formula 1, Stirling Moss, ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat brianike raportojnë se Moss vdiq në spital pas një beteje të gjatë kundër një infektimi të traktit respirator.

Gjatë karrierës së tij, në kategori të ndryshme mori pjesë në 529 gara dhe shënoi 212 fitore, por asnjëherë nuk arriti të bëhet kampion bote.

Në sportin e garave të motorizuara, ai njihet si piloti më i mirë në botë që nuk është bërë kampion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button