U rrit numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë

Gjatë 24-orëve të fundit, në Spanjë është rritur numri i viktimave nga koronavirusi i ri, duke u shënuar 619 vdekje të reja.

Ky lajm vjen, pasi Spanja për tri ditë rresht shënoi rënie të numrit të vdekjeve nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Sipas Ministrisë spanjolle të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 16,972, ndërkaq numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 161,852, transmeton REL.

Spanja është vendi i tretë në botë me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button