Mikiq: Shkalla e vdekshmërisë nga Kovid-19 te ne është 4,1 për qind, për nga numri i testeve jemi në krye të rajonit

Deri dje ka 828 raste me virus korona, që është shkallë e sëmundjes prej 40,3 në 100 000 banorë dhe në krahasim me Evropën është ende e ulët shkalla e sëmundjes. Në Shkup ka 312 raste, ndërsa në Kumanovë 200. Deri më tani janë bërë mbi 8.000 testime që është rreth 4.000 teste në një milion banorë dhe kjo na vendos në krye të rajonit për nga numri i testimeve të bëra, për krahasim – tri herë më shumë se Serbia. Në këtë moment nuk duhet testim masiv, dhe sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë testohen vetëm rastet simptomatike.

Këtë e tha epidemiologu dr. Vlladimit Mikiq sot pasdite në onllajn video sesionin informues në temë KOVID-19 – Pyetje dhe përgjigje: Gjithçka për koronavirusin”, që po mbahet në Qeveri.

Në 100 000 banorë, më së shumti të sëmvrë ka në Dibër – 176, ndërsa qyteti tjetër me më shumë se 100 të sëmurë në 100 000 banorë është Kumanova  – 140. Në qytetet tjera ka më pak se 100 të sëmurë.

Gjithsej ka 34 raste të vdekjes që asociojnë me virus korona në vend gjegjësisht 4,1 për qind shkallë të vdekshmërisë, ndërsa shkalla e vdekshmërisë në botë prej 6,2, veçanërisht është e lartë në SHBA dhe në tre vende të Evropës, transmeton MIA.

Mikiq tha se më shumë se 65 për qind e të vdekurve te ne janë të moshës mbi 60 vjet. Më së shumti sëmuren personat prej 50 deri 59 vjet gjegjësisht ende numri i të sëmurëve më të moshuar është shumë më i ulët sa i përket grupeve të tjera më të moshuara. Të infektuar ka prej 0 deri në 91 vjet. Në përafërsisht 24 për qind të gjithë të sëmurëve iu është nevojitur mjekim spitalor, ndërsa më shumë se gjysma e të gjithë të hospitalizuarve kishin dhe sëmundje të tjera, shumë shpesh të zemrës, frymëmarrjes dhe diabetit.

Në botë deri më tani, siç bëri të ditur epidemiologu, të sëmurë janë 1,7 milionë nga virusi korona, më shumë se gjysmë milionë janë në SHBA, 160 mijë në Spanjë, 150 mijë në Itali dhe 90 mijë në Francë. Deri më tani janë regjistruar 108 mijë raste të vdekjes në botë, që është shkalla e vdekshmërisë prej 6,2 për qind.

Numri më i madh i rasteve të vdekjes, mbi 20 mijë ose 3,9 për qind, ka në SHBA, ndërsa në Evropë – në Francë shkalla e vdekshmërisë është 14,7 për qind.

Në videosesionin informues në temën “KOVID-19 – Pyetje dhe përgjigje: Gjithçka për koronavirusin”  përgjigje në pyetjet e dërguara paraprakisht në lidhje me pandeminë japin ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësi i tij Armend Arsllani dhe  epidemiologët nga Instituti për Shëndet Publik, dr. Zharko Karaxhovski dhe dr. Vlladimir Mikiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button