Ukrainë, bie helikopteri, 5 të vdekur

Një helikopter ukrainas, i cili i përkiste Ministrisë së Brendshme, është përplasur në qendër të vendit, duke lënë të vdekur të pesë personat në bord, bënë të ditur zyrtarë të vendit. 

Ata thanë se helikopteri Mi-8 u përplas në tokë, pak pasi ishte ngritur nga aeroporti në qytetin e Olexandriya, në rajonin Kirovograd. Tre anëtarë të stafit dhe dy inxhinierë në bord ndërruan jetë.

Korrespondentët thonë se aksidentet me helikopterë janë të zakonshme në ish-vendet sovietike. Ato shpesh ndodhin nga mirëmbajtja e dobët, shkurtimi i kostove dhe marrja e pakët në konsideratë e rregullave të sigurisë.

Ministri i Brendshëm tha se rasti i përplasjes është duke u hetuar. Helikopterët Mi-8 përdoren zakonisht nga ministria në fjalë për transportimin e trupave të brendshme, sipas korrespondentëve. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button