AAK nuk demoralizohet nga deklarata e Thaçit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, thotë se oferta Haradinaj për ta qeverisur vendin është një ofertë e kamotshme, për arsye se AAK mendon se vetëm Ramush Haradinaj do ta dinamizonte qeverisjen e vendit.

“Për të pas një kthim në kuptimin e zhvillimit ekonomik të vendit, do të duhej që z. Haradinaj të jetë kryeministër”, ka thënë ai për “Tribuna Shqiptare”, duke komentuar refuzimin e ofertës se AAK-së nga ana e kryeministrit Thaçi.

“Është mendim i z. Thaçi, megjithatë është çështje e një marrëveshje që mund të arrihet në mes të liderëve, dhe kjo do të shihet në procesin e ardhshëm. Marrëveshje tjetër nuk ndodh sepse duke pas përgjegjësi më të vogël, nuk mund të arrihet qëllimi programor i z. Haradinaj. Prandaj, është insistimi që të ketë rolin e kryeministrit”, ka thënë Isufi. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button