Rusia konfirmon rritje të rasteve të reja ditore me COVID-19

Autoritetet ruse konfirmuan 2.186 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), një shifër rekorde e rasteve të reja ditore, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 15.770, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i vdekjeve u rrit në 130, pasi 24 njerëz vdiqën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, tha ekipi i urgjencës në një deklaratë.

Gjithsej, 246 pacientë janë larguar nga spitalet që nga e shtuna, duke e rritur në 1.291 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Në përgjithësi, virusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar më shumë se 1,7 milion njerëz që kur u shfaq për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar. Numri global i vdekjeve është 108.804, ndërsa rreth 405.000 pacientë janë shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button