U regjistruan mbi 10 mijë raste nga COVID-19 në Suedi

Suedia, shteti që ka miratuar më pak kufizime sesa vendet e tjera europiane, ka tejkaluar shifrën prej 10 mijë rastesh me koronavirus, sipas të dhënave zyrtare.

Sipas autoriteteve suedeze të kujdesit shëndetësor, gjithsej janë regjistruar 887 viktima nga COVID-19.

Shifrat e Suedisë janë më të lartat në Skandinavi, por vendi ka popullsi më të madhe se fqinjët.

Qeveria suedeze i ka mbajtur të hapura restorantet, kafenetë, shkollat dhe kopshtet. Gjithashtu lejohen grumbullimet deri në 50 persona, transmeton Gazeta Express.

Për dallim nga vendet tjera të Evropës, ky vend nuk ka marrë masa të izolimit, kafoteritë dhe restorantet janë të hapura dhe shkollat nuk janë mbyllur.

Ndonëse Qeveria suedeze ka këshilluar njerëzit që të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme, banorët kanë vazhduar jetën e tyre.

Kryeministri i këtij shteti, Stefan Löfven e ka pranuar se Suedia nuk ka qenë e përgatitur për pandeminë dhe se “është e qartë që shteti nuk ka bërë mjaftueshëm”.

Ai i ka thënë transmetuesit suedez, SVT, se duhet mbyllur restorantet që nuk praktikojnë distancim fizik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button