Italia, sërish mbi 600 viktima në 24 orët e fundit

Në Itali, 619 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit dhe 4694 janë infektuar me COVID-19. Në total 19468 njerëz kanë vdekur në Itali deri më tani.

Vetëm në Lombardi, rajoni më i prekur, 273 njerëz vdiqën dhe 1544 u infektuan rishtas.

Dje numri i vdekjeve në Itali ishte 570, dhe një ditë më parë 610, ndërsa sot kanë vdekur 619 njerëz nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.

Qeveria italiane dje zgjati deri më 3 maj masat e jashtëzakonshme të vendosura një muaj më parë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit. Ata e morën atë vendim pavarësisht nga rënia e vdekjeve dhe të infektuarve të premten, dhe rritjes së numrit të njerëzve të shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button