fbpx

Na duhet zgjidhje, jo zgjedhje

Zgjedhjet lokale në Maqedoni po afrojnë. Si duket edhe zgjedhjet parlamentare do të mbahen në të njejtën kohë dhe kjo për shum arsye. Ajo çka po ndodh në këtë vend i cili ende s’dihet si do të quhet, është sa qesharake aq më tepër shqetësuese. Opozita sllavomaqedonase ka dalë në rrugë dhe me të gjitha mënyrat mundohet t’a pengojë pozitën kinse për miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Por skandali qëndron në atë se çka bëjnë partitë shqiptare. Në kohën kur pas largimit të dhunshëm të opozitës sllavomaqedonase, vendoset për një buxhet i cili është aq tepër diskriminues ndaj shqiptarëve partitë tona pasi që duartrokitën dhunën, lëre që nuk bashkëvepruan ndërmjet tyre për t’a kundërshtuar miratimin e buxhetit, ata votuan disa pro e disa kundër. Dhe aspak nuk e panë të arsyeshme t’a lëshojnë sallën e kuvendit dhe në këtë mënyrë pozita nuk do të kishte kuorumin për votim.

BDI si pjesë stolisëse e kësaj qeverie duke pasur parasysh se sa të korruptuar janë, votuan pro, kurse PDSH votuan kundër edhe pse kishte mundësi t’a lëshojë parlamentin me plot të drejtë, përkundër gjithë atyre thyerjeve që u bënë aty brenda nga bartës me “përgjegjësi” dhe obligim të sigurojnë lirinë e fjalës dhe atë procedurale, që shpesh nuk e bëjnë e që shumë pak e kemi parë publikisht, deri më sot. Ata vendosën që të mos e hidhërojnë aq shumë Gruevskin me shpresë që të lëpihen sadopak për ndonjë koalicion të mundshëm në të ardhmen. Dhe pa hyrë në më shumë detaje këto veprime edhe njëherë dëshmuan se partitë tona s’e çajnë kokën për ne, ata vazhdojnë të bëjnë pazar në kurriz të qytetarit shqiptar. Ashtu siç e ceka edhe më lartë zgjedhjet po afrohen dhe pikërisht të njejtët individë të paftyrë duke mos u skuqur aspak të cilët sa e sa vite vazhdojnë të kërkojnë mbështetjen tonë do të dalin dhe do të na flasin për zhvillim ekonomik, për integrime, për punësime pafund etj.

Por ajo çka është e sigurtë, është që nuk do të thonë asgjë të re dhe nuk do të bëjnë asgjë ndryshe. Kurse ne të gjithë jemi dëshmitarë të veprave të tyre, ne të gjithë jemi dëshmitarë se ata kanë nevojë për ne vetëm në kohë zgjedhjesh dhe ne të gjithë jemi dëshmitarë se ata do të mundohen të na gënjejnë sërish. Dhe në këtë situatë ku kemi politikanë të korruptuar, të papërgjegjshëm, kriminel dhe tradhëtarë e në anën tjetër një popull të tradhtuar, të revoltuar, të paknaqur e pashpresë, zgjidhja është një dhe e vetme ashtu siç’ është edhe e vërteta.

Zgjidhja është në mes të popullit dhe do të buroj nga populli, zgjidhja është organizim popullor për rezistencë ndaj këtij sistemi, për shembjen e këtij regjimi dhe çlirimin e popullit. Zgjidhja është një mënyrë e re e mendimit dhe veprimit, një vizion i rri. Pra siç’ duket neve nuk na duhen zgjedhje sepse e kemi vetëm një zgjidhje.

Lajme të ngjashme

Back to top button