‘Shkodrën të tanë e kanë zili’, Bujar Qamili nxjerr në dritare të gjithë qytetarët, koncert falas në qendër

Mjeshtri i muzikës popullore, Bujar Qamili i ka bërë një dhuratë qytetarëve të Shkodrës, ka “ngrohur” me zërin e tij të gjithë shpirtrat e qytetarëve, që këtë koncert të tij e kanë parë nga dritaret dhe ballkonet e pallateve.

Në qendër të qytetit u vendos një skenë provizore, ku ka kënduar këngët e bukura shkodrane, njëkohësisht hitet e tij si “Ah Pranvera” që i përshtatet këtij momenti, “Ky marak”, transmeton Shqiptarja.com.

“Moj e bukura Shkodra jeme, të ka fal Zoti për mrekulli…Shkodrës të tanë e kanë zili”, është një pjesë e tekstit të një prej këngëve të Bujar Qamilit, që vjen në një moment ku qyteti, por edhe edhe i gjithë vendi  është “gjunjëzuar” nga COVID-19, duke ofruar një atmosferë shumë të bukur në qendrën bosh të qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button