Po pritet që edhe Gjykata administrative të merr vendim të prerë se kush do të menaxhojë rrjetin e ujit të nxehtë në Shkup

Kaloi edhe një sezon i ngrohjes në Shkup, ndërsa pyetja se kush do të menaxhojë rrjetin e me ujë të nxehtë në kryeqytet, në të ardhmen, mbetet e hapur. Ende po pritet të miratohet aktvendimit për padinë e paraqitur nga SH.A. Gradski Energetski Resursi (GES) në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, kundër Vendimit të Komisionit Rregullator të Energjisë (ERC) për të ndërprerë procedurën për lëshim të licencës për shpërndarja e energjisë termike me ShA GES.

Kërkesën për lëshim të licencës për shpërndarje të energjisë termike nga ndërmarrja e themeluar rishtazi e Qytetit të Shkupit është dorëzuar në 14 tetor të vitit të kaluar, ndërsa më 1 nëntor është miratuar vendimi i KRrE për ndërprerje të procedurës. Nga kjo procedurë para Gjykatës administrative, në të vërtetë, do të qartësohet më mirë se kush do të jetë përdoruesi që do të menaxhojë rrjetin e ujit të nxehtë në Shkup dhe do t’ua shpërndajë ngrohjen qendrore për qytetarët.

Nga KRre për “Meta.mk” theksojnë se ata janë në pritje të vendimit të Gjykatës administrative. Theksojnë se ata kanë vendosur të pezullojnë procedurën e lëshimit të licencës për shpërndarje të energjisë termike, sepse për momentin ka aktivitete paralele për këtë çështje që i kanë filluar dy institucionet e prekura. Pavarësisht nga rezultati ligjor, komisioni pretendon se ata do të garantojnë shërbimin për të cilin qytetarët paguajnë faturat e ngrohjes.

– Situata faktike për momentin është se Shoqëria aksionare për ndërtim dhe menaxhim me banesa dhe objekte afariste për RM – Shkupi ka marrëveshje me Shoqërinë për Shpërndarje të energjisë për ngrohje DISTRIBUCIJA NA TOPLINA BALLKAN ENERXHI SHPKNjP Shkup, që ka të drejtë për të shfrytëzuar rrjetin e ujit të nxehtë deri më 31 dhjetor 2047 – theksojnë nga KRrE.

Përballë këtij pretendimi të rregullatorëve, ShA GES thekson se kjo marrëveshje ndërmjet ADSDP dhe Ballkan Enerxhi nuk ka efekt juridik që nga 8 gushti 2019, kur hyri në fuqi vendimi për dhënien e përdorimit të përhershëm të rrjetit të shpërndarjes së ujit të nxehtë qytetit të Shkupit. GES thekson se ajo marrëveshje është e pavlefshme dhe nuk ka asnjë efekt juridik.

– ShaA GES-Shkup është personi i vetëm juridik që ka krijuar një të drejtë të përhershme për të përdorur objekte të infrastrukturës së linjës, infrastrukturën energjetike – ujë të nxehtë – tha nga GES.

Ata kujtojnë se qeveria më 30 korrik të vitit të kaluar ka sjellë vendim për t’ia dhënë rrjetin e ujit të nxehtë në përdorim të përhershëm Qytetit të Shkupit,  e pas kësaj këshilli i qytetit më 27 gusht 2019 i ka dhënë këtë infrastrukturë për përdorim të përhershëm të ShA GES. Bëhet fjalë për rrjetin e ujit të nxehtë të ndërtuar në dy sisteme të veçanta për shpërndarjen e energjisë termike – në zonën e komunave Çair dhe Butel, si dhe në zonën e Karposhit, Qendrës, Kisella Vodës dhe Aerodromit.

Komisioni Rregullator i Energjisë venë në pah se Balkan Energy Group (BEG) aktualisht ka tre licenca për prodhimin, shpërndarjen dhe furnizimin me ngrohje, kështu që derisa të merret  vendim i ndryshëm, ata do të vazhdojnë të furnizojnë banorët e Shkupit me ngrohje qendrore.

“Meta.mk” i dërgoi pyetje kompanisë “Balkan Enerxhi” katër ditë më parë, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje nga ata për pyetjet e parashtuara në këtë temë.

Prandaj, ShA GES pretendon se jo vetëm që qeveria e qytetit mbështetet me ligj që të jetë përdorues i rrjetit të shpërndarjes së ujit të nxehtë, por është gjithashtu e drejtë sepse Qyteti i Shkupit me fondet e veta deri në vitin 2014 ndërtoi rreth 15 km të rrjetit parësor dhe sekondar për furnizimit me ujë të ngrohtë në Shkup. . Kompania premton përfitime për qytetarët nëse ata marrin licencën për shpërndarjen e nxehtësisë.

– ShA GES-Shkup do të sigurojë të njëjtin çmim për energjinë termike dhe fuqinë e angazhuar për të gjithë konsumatorët sipas kategorive të lidhura me rrjetin e shpërndarjes së ujit të nxehtë, pavarësisht se në cilën komunë ose vendbanim jetojnë ose kryejnë veprimtarinë e tyre – theksojnë ata.

Nga kjo kompani presin që në të ardhmen të vazhdojë bashkëpunimin me “Ballkan Enerxhi Grup” në pjesën e prodhimit të energjisë termike, për të cilën licencë për të operuar ka kompania për prodhim të nxehtësisë BALlKAN ENERXHI. ShA GES nuk pret probleme në funksionimin e ngrohjes qendrore në Shkup, sepse sistemi për prodhimin, shpërndarjen dhe furnizimin e nxehtësisë do të vazhdojë të funksionojë në përputhje me Ligjin për Energji me aktet nënligjore dhe licencat për punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button