Mesazhi i rremë, kinse i dërguar nga mikrobiologu Raka, shpërndahet gjithandej në Kosovë

Qytetarët vazhdojnë të bien pre e dezinformatave dhe duke shpërndarë një të pavërtetë, po kontribuojnë pavetëdijshëm në krijimin e panikut te publiku. Dezinformata që ka qarkulluar shumë nëpër profile e faqe të ndryshme në Facebook në Kosovë është një mesazh, i dërguar gjoja nga mikrobiologu Lul Raka. Mesazhi, i cili ndër të tjera thotë se do të ndodh një katastrofë e madhe, si pasojë e koronavirusit, është shpërndarë në Facebook, Viber, Instagram e WhatsApp, njofton Portalb.mk.

.

Së fundi, reagoi edhe vetë mikrobiologu Lul Raka, duke treguar se nuk është ai që e ka thënë atë dhe se në mesazhet e tij asnjëherë nuk e ka përmendur fjalën ‘katastrofë’, megjithatë dezinformata është bërë virale. Nëse kërkoni në Facebook me fjalët “Dr. Lul Raka me një mesazh”, do të dalin shumë rezultate, qytetarë të ndryshëm që e kanë shpërndarë këtë dezinformatë.

.

.

Qytetarët nuk duhet të besojnë çdo informacion që lexojnë dhe për t’a mbrojtur veten nga çfarëdo dezinformate duhet thjesht të mendojnë dhe të gjykojnë mbi përmbajtjen mediale të cilës i ekspozohen, para se ta besojnë dhe ta shpërndajnë atë. Në këtë kohë kur ka tejngopje informative, është shumë e rëndësishme të përzgjedhen me kujdes burimet e informacionet dhe zgjedhja më e mirë është kur informoheni vetëm nga mediet serioze dhe institucionet shtetërore.

Autor: Dren Gërguri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button