Bajraktar: Largimet nga puna të jenë si tepricë teknologjike, jo si suspendime të konraktuara

Nëse punëdhënësit nuk mund t’i mbajnë të punësuarit për shkak të pasojave nga pandemia me KOVID-19, atëherë largimet nga puna të jenë si tepricë teknologjike, e jo me suspendime kontraktuese, në mënyrë që të punësuarit të kenë të drejtë të paraqiten në Agjenci për të marrë kompensim, bëri thirrje sot zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar në video sesionin informues të Qeverisë me temë nga mbrojtja sociale.

I përkujtoi ndërmarrjet se Qeveria subvencionon kontribute për të punësuarit prej 6.000 denarëve, ndërkaq solli edhe shtesë për të rinj që punojnë në prodhimtari, transmeton MIA.

Në sesionin për përgjigje ai tha se personat që kanë mbetur pa punë dhe nuk kanë sigurim shëndetësor duhet të paraqiten në Agjencinë për punësim, në qendrat ku jetojnë, dhe me automatizëm në pajtim me Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, do të marrin kompensim në të holla dhe njëherit do të realizojnë të drejtën e mbrojtjes shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button