Zabrçanec: Qëllimi orës policore nuk është të ndalojë lëvizjen, por të parandalojë përhapjen e virusit

Marjan Zabrçanec, koordinator kombëtar për komunikime strategjike, sonte në një emision në Telma, tha se ora policore e vendosur gjatë fundjavës nuk do të thotë shkelje e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

“Vij nga një qeveri që nuk e ka ndërmend të mohojë liritë e qytetarëve, por synon të mbrojë shëndetin e tyre. Ne kemi sisteme për transparencë, kështu është edhe tani në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Zabrçanec, i cili shtoi se qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me mediat, ka një faqe të re për koronavirusin, konferencat për shtyp mbahen vazhdimisht, dërgohen komunikata.

Në nivel të gjithë Evropës, shtoi ai, ka vende që kanë aplikuar ndalesë të plotë të lëvizjes, përveçse të shkojnë në dyqan, ndërsa te ne masat po shkojnë gradualisht.

Ai theksoi se qëllimi i orës policore nuk është ndalimi i lëvizjes, por, siç tha ai, për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Ky kufizim tani ka një qëllim të vetëm, e kjo është që të rezultojë sa më shpejt që të jetë e mundur  deri te lehtësimi i masave, por që kjo të ndodhë duhet të sigurohemi që është arritur kulmi, që lakorja të fillojë të ulet, se numri i pacientëve të rinj ule, e kjo do të jetë e mundur vetëm nëse kjo periudhë është e qëndrueshme dhe nëse qëndrojmë në shtëpitë tona gjatë fundjavës dhe gjatë festave të ardhshme,” tha Zabrçanec.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button