Incident në Ohër, autobusi vërsulet ndaj qytetarëve (FOTO)

Sonte në protestat e LSDM-së në Ohër, ka ndodhur një incident kur një autobus i një kompanie i është vërsulur turmës së qytetarëve, duke dashur të kalojë dhe të arrijë deri te destinacioni i dëshiruar.

Një qytetar mori lëndime të lehta në dorë dhe i është dhënë ndihmë mjekësore, transmeton A1on. Gjurmë dhe copëza nga xhamat e thyera të autobusit kanë mbetur në udhëkryqin mes rrugëve “Jane Sandanski” dhe Pitu Guli” , ku qindra anëtarë dhe simpatizues të LSDM-së bllokuan rrugën dhe nuk u lejuan automjeteve të qarkullojnë në përjashtim të atyre të ndihmës së shpejtë.

“Autobusi u mundua dhunshëm të kalojë nëpër turmën e njerëzve dhe për atë shkak ndodhi incidenti. Ndërsa të gjitha veturat të cilat shkojnë ka spitali janë të lëshuara. Këto protesta kalojnë në mosbindje në të gjitha qytetet. E tërë kjo do zgjasë deri atëherë kur kjo qeveri të vetëdijesohet dhe të mos i shkel të drejtat njerëzore. Nëse Gruevski dhe qeveria mundën që 7 vite ta bllokojnë komunën e Ohrit, atëherë edhe ne mund të bllokojmë kur të duam”, tha prefekti i Ohrit Aleksandar Petreski.

Petreski tha se protestat vazhdojnë çdo ditë në lokacione të ndryshme të qytetit dhe se ai pret përkrahje edhe më të madhe nga qytetarët dhe anëtarët e LSDM-së.
“Kjo është diktaturë e paparë. Autobusi kaloi dhe për pak sa nuk i shkeli njerëzit. Kjo është diktaturë e Gruevskit, ai është diktator dhe duhet që sa më parë të largohet nga pushteti”, thanë të pranishmit.

Protesta kishte dhe në Shkup, dhe në qytetet e tjera. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button