Maradona: Uleni pagën time jo të futbollistëve

Legjenda argjentinase Diego Maradona, që aktualisht drejton skuadrën Gimnasia La Plata në Argjentinë, ka kritikuar klubetqë po bëjnë uljen e pagave të futbollistëve në mënyrë për të përballuar krizën ekonomike që rrjedh nga urgjenca e Koronavirusit.

Maradona theksoi se ishte i gatshëm të pranonte të paguhej më pak për të kursyer dhe ndihmuar klubin në këtë kohë krize, por nuk duhet të preken pagat e futbollistëve dhe të punonjësve të ekipit, transmeton Zëri.

“Shumë njerëz kanë nevojë për këtë pagë për të jetuar. Shkurtoni pagën time, jo të futbollistëve”, ka thënë para medieve argjkenitinase Maradona i cili shpreson të vazhdojë punën edhe mëtutje tek skuadra argjetinase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button