Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji funksionon pa ndërprerë edhe në kushte me COVID-19

Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji informon pacientët se institucioni funksionon pa ndërprer edhe në kushte me COVID-19, për shkak të specifikës së sëmundjeve malinje, njofton Ministria e Shëndetësisë, përcjell Portalb.mk.

Pacientët që marrin hemoterapi dhe imunoterapi duhet të paraqiten në terminin e regullt të caktuar , ashtu si edhe pacientët që i nënshtrohen radioterapisë. Në të njëjtën kohë, rekomandohet që terapin tabletare ta merr një anëtar i familjes së pacientit.

-Këshilla për pacientët me COVID-19.

-Pacientët duhet të mbajnë maskë dhe doreza kur hyjnë në ambientet e klinikës, dhe nëse nuk kanë maskë dhe doreza, ato do të pajisen nga klinika.

-Nëse ata kanë ethe – temperatur dhe vështirësi në frymëmarrje të mos vijnë në kontrollin e caktuar për hemoterapi ose rrezatim në klinikë, por duhet të kontaktojnë mjekun amë dhe ta informojnë atë për gjendjen e tyre.

– Pacientët duhet të mbajnë një distancë prej të paktën 1.5 metra nga pacientët e tjerë që janë në dhomën e pritjes .

– Pacientët dhe personi që i shoqëron nuk duhet të hyjnë në ambientet e klinikës pa u thirrur.

– Të informojnë stafin mjekësor i cili është drejtpërsëdrejti i kyçur për trajtimin onkologjik në qoftë janë në dieni për ndonjë person në afërsin e tyre i cili është pozitive me Covid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button