Zhbogar: Pasoja të mëdha pas krizës nëse ekonomia mbetet e paralizuar shumë gjatë

Pakoja prej 66 milionë euro është ndihma fillestare, por ne tashmë po  shqyrtojmë shumë projekte, shumë ide se si t’iu ndihmojmë. Ekziston rrezik i madh nga pasojat të cilat do të vijnë pas krizës, dhe jo vetëm këtu, por në gjithë Evropën, nëse ekonomia mbetet e paralizuar shumë gjatë, thotë në intervistën për Radion Maqedonase, euroambasadori Samuel Zhbogar.

“Po negociojmë për pjesën tjetër të mjeteve veçanërisht për ato 50 milionë euro të cilat i ndamë. Këto ditë negociojmë me Qeverinë për atë se cila do të jetë mënyra më efektive për shfrytëzimin e tyre dhe mendoj se kah fundi i prillit do të jetë pasqyra më e qartë. Pastaj, ndamë nëntë milionë euro për ndërmarrje të vogla dhe të mesme që t’i ndihmojmë në menaxhimin me pasojat pas krizës dhe, gjithashtu, do të ndihmojmë me tre milionë euro ndihmë buxhetore veçanërisht për të rinjtë dhe kategoritë e ndjeshme të qytetarëve”,tha Zhbogari dhe theksoi se kjo është ndihmë fillestare dhe se Bashkimi Evropian tani por udhëheq bisedime të brendshme për ndihmë të mundshme shtesë për vendet e rajonit, përfshirë edhe vendin tonë, transmeton MIA.

Ai pret që në javët e ardhshme në vend të arrijnë pajisje mjekësore dhe materiale  nga ndihma e paralajmëruar urgjente për vendin prej BE-së e cila na ndau ndihmë fillestare në vlerë prej 66 milionë euro për menaxhim me pasojat nga pandemia me virusin korona.

Ai paralajmëron se ekziston rrezik i madh nga pasojat të cilat do të vijnë pas krizës, dhe jo vetëm këtu, por përgjatë gjithë Evropës, nëse ekonomia mbetet e paralizuar shumë gjatë.

“Atëherë do të ballafaqohemi me pasoja shumë më të mëdha kur njerëzit do ta humbin punën, kur firmat do të humbin, etj,etj. Për këtë mendoj se është shumë e rëndësishme që të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme tani, të shmangim kontakte, të qëndrojmë në shtëpi që të parandalohet përhapja e virusit dhe t’i ndihmojmë ekipit mjekësor që të ballafaqohet me krizën në situatë më shumë ose më pak normale, sepse nëse virusi del nga kontrolli, atëherë do të jetë shumë vështirë për spitalet që të dalin në krye me pacientët. Për këtë, i bashkohem thirrjes te njerëzit që të mbeten në shtëpi dhe të mendojnë për atë se ndoshta virusi nuk është i rrezikshëm për ta, por mund të jetë shumë i rrezikshëm për shumë persona”, tha Zhbogari, në intervistën për emisionin “Raiospektri”.

Ai theksoi se nga të gjitha përpjekjet e bëra nga vendi ynë, Bashkimi Evropian e përmbushin premtimin për fillimin e negociatave.

“Madje edhe pse kjo ndodhi në një kohë të tillë, mendoj se është e rëndësishme të pranohet se ky është tregues, se diçka e rëndësishme ndodhi, se e kaluam vijën, u ngjitëm në trenin dhe treni e kaloi stacionin. Vendet anëtare vendosën të hapin negociata për anëtarësim me vendin tuaj dhe tani procedura ka filluar”, tha Zhbogar, duke vlerësuar se vendimi pozitiv i vendeve anëtare dhe liderët e tyre ka të bëjë fillimisht me ndryshimet dhe reformat të cilat ishin bërë në vend.

Ai, sqaron, ishin reformat dhe ndryshimet e bëra madje edhe pas tetorit, madje edhe pas zhgënjimit në tetor kur vendi juaj vazhdoi të ofrojë ndryshime, vazhdoi të miratojë ligje në Kuvend, vazhdoi të bëjë reforma të tjera. Ajo që i bëri vendet anëtare  të hapin negociata ishte, kuptohet, mbështetja e madhe e cila ekziston në në këtë vend për integrim, për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 80 për qind e qytetarëve e shohin të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian, në familjen evropiane. Flasim për mbështetje të vazhdueshme, kështu që ky ishte një element i rëndësishëm dhe kuptohet, ajo që është e ndryshme prej tetorit se vendet -anëtare u pajtuan për metodologji të re për udhëheqjen e negociatave, për mënyrë të re të përmirësimit të procesit të negociatave me qëllim që të bëhet më efektive për të dyja palët në të ardhmen”, bën të ditur euroambasadori Zhbogar.

Siç vlerëson, shteti ynë është i gatshëm që t’i fillojë negociatat dhe ekipet të ndërtojnë qëndrime negociuese për secilin kapitull që do të hapet.

Metodologjia e re, tha duhet t’i bëjë negociatat më dinamike, më të parashikueshme, dhe gjithashtu, më të besueshme dhe më shumë politike. “Njerëzit do ta shohin se nuk bëhet fjalë vetëm për të tejkaluar obligimet, ose për përgjigje burokratike në negociata, por më shumë për ndryshim të vërtetë të jetës në vetë shoqërinë. Kjo është e rëndësishme për qytetarët tanë, por madje edhe më e rëndësishme për qytetarët tuaj që ta shohin. Domethënë ka shumë shpresë dhe pritje se do të jetë e para e cila do t’i fillojë negociatat pas metodologjisë së re dhe mendoj se është në interes të Bashkimit Evropian dhe të vendit tuaj që kjo të ketë sukses”, bën të ditur Zhbogari. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button