Edhe 23 raste të reja me Kovid-19 dje në Kosovë, gjithsej 250 të infektuar 32 të shëruar

Institut i Shëndetit Publik të Kosovës (ISHPK) informoi se gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 23 raste të reja të të infektuarve nga virusi korona, me çka numri zyrtar i bartësve të Kovid-19 në vend arriti në 250, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Nga të infektuarit e rinj, 18 persona janë nga komuna e Ferizajit, dy nga Vitia dhe nga një nga Hani i Elezit, nga Prizreni dhe nga Prishtina.

Në laboratorin e Institutit dje janë testuar mostrat e 189 personave për të cilët ekzistonte dyshimi se janë bartës të mundshëm të virusit, ndërsa numri i përgjithshëm i të testuarve prej 8 shkurtit, deri dje, është 2.876.

Në raportin e djeshëm të ISHPK-së theksohet se të premten janë konfirmuar 14 raste të të shëruarve nga Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm i personave të shëruar arriti në 52.

Dje nuk është regjistruar asnjë rast i ri i vdekjes, kështu që numri zyrtar i viktimave nga infeksionit në Kosovë edhe më tutje është shtatë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button