Shqipëri, kanë mbërritur trupat e viktimave nga Italia

Të rënda janë pamjet që vijnë nga porti i Durrësit paraditen e sotme, ku kanë mbërritur arkëmortet me disa prej viktimave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali.

Autoritetet portuale kanë bërë me dije se kanë mbërritur 8 makina funerale që kanë sjellë trupat e 12 personave, të cilët kanë humbur jetën pasi u prekën nga Covid-19 në vendin fqinj, transmeton Tv Klan.

Fotot e makinave funerale që niseshin nga Bari u publikuan një natë më parë në mediat italiane, të cilat shpreheshin se ky do të ishte “udhëtimi i fundit i shqiptarëve drejt shtëpisë së tyre. LIVE nga porti i Barit sekuencat dramatike të hipjes në arkivolëve për në Durrës. Kthimi i trishtuar në vendin e tyre. Këtu në Itali kishin gjetur punë, kishin realizuar një ëndërr”.

Trupat e pajetë, një pjesë e të cilëve ishin banorë të Durrësit, do të përcillen për në banesën e fundit, vetëm nga pak familjarë, në kuadër të respektimit të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndonëse bilancet e viktimave në Itali janë tragjike, nuk ka ende një shifër zyrtare se sa shqiptarë në vendin fqinj janë prekur nga Covid-19 dhe sa kanë humbur jetën.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button