Protesta masive në përkrahje të vizatuesve të hartës së Shqipërisë

Nesër në Tetovë janë paralajmëruar protesta masive në përkrahje të aktivistëve të shoqatës Illyricum Libertas për të cilët gjykata duhet të jep verdiktin final a kanë nxitur urrejtje nacionale me vizatimin e hartës së Shqipërisë së vitit 1912.

Organizues janë grupi i tifozëve Sokolat dhe disa shoqata shqiptare nga Dibra, të cilat do të përkrahen nga tifozët “Kastriotët” nga Gostivari dhe “Ballistët” nga Tetova.

Protesta mbahet para Gjykatës Themelore në ora 13.30 kur dhe fillon seanca në të.

Javën e kaluar të akuzuarit thanë fjalën përfundimtare ndërsa prokurori publik kishte kërkuar dënimin e katër anëtarëve të Illyricum Libertas për nxitje të urrejtjes ndëretnike.

Vizatuesve të cilët vitin e kaluar vizatuan hartën e Shqipërisë së vitit 1912 në Tetovë sipas ligjit u kërcënohet 1 deri më 5 vite burg. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button