Gjermania kategorikisht nuk pranon azilkërkues nga Maqedonia

Qeveria gjermane ka bërë të ditur se ka plotësuar të gjitha kapacitetet për pranimin e azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia. Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Hans Peter Fridrih ka deklaruar për “Dojçe Vele” se janë plotësuar kapacitetet për azilkërkuesit e jashtëm dhe ato vende që kanë mbetur të zbrazëta do të jenë për azilkërkues të mundshëm nga Siria, transmeton Ina.

“Ne mund të pranojmë ata që plotësojnë kushtet sipas ligjeve tona. Kërkesat për azil nga Serbia dhe Maqedonia më nuk janë të pranueshme dhe nuk do të lejohen. Por, nëse vazhdojnë, ne do të jemi të detyruar që të vendosim kufi dhe të ndalojmë keqpërdorimet e mëtejshme”, deklaroi ministri i brendshëm i Gjermanisë. 

Ai ka kërkuar që autoritetet e Shkupit dhe Beogradit të vazhdojnë me masat për parandalimin e flukseve të qytetarëve të tyre që synojnë statusin e azilit në Gjermani dhe vendet e BE-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button