160 qytetarë u kthyen në Maqedoninë e Veriut, 14+14 ditë në izolim

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon kthimi i organizuar i shtetasve të cilët kishin mbetur jashtë vendit para shpalljes së pandemisë, gjegjësisht para mbylljes së kufijve.

Procesi i kthimit të shtetasve ka vazhduar me organizimin e fluturimit përmes së cilës u kthyen 160 shtetas që kishin ngelur në Belgjikë dhe Francë, transmeton Portalb.mk.

Ky ishte edhe udhëtimi i 11-të i organizuar nga Qeveria e RMV-së për ardhjen e shtetasve në vend. Gjithë shpenzimet në mënyre të barabartë do të paguhen nga qytetarët në formë të çmimit të biletës. Ndërkohë shpenzimet e karantinës do të mbulohen nga Buxheti i shtetit.

Gjithashtu sot planifikohet përmes Aeroportit të Sofjes edhe ardhja e 35 shtetasve të Maqedonisë së Veriut prej Abu Dabit.

Qytetarë që do të vijnë në Maqedoninë e Veriut duhet të sistemohen në karantinën shtetërore ku do të qëndrojnë dy javë. Pas kësaj, me vetorganizim ose nën organizimin e policisë, do të zhvendosen qytetarët nga karantina shtetërore në karantinën shtëpiake, ku duhet të qëndrojnë edhe 14 ditë të tjera. Deri më tani me sukses ka përfunduar karantina shtetërore për 160 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

LEXO: U kthyen edhe 170 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, Spasovski rekomandoi 14+14  ditë izolim
LEXO: Çarter fluturim nga Londra për kthimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga Mbretëria e Bashkuar
LEXO: Ministria e Jashtme: Deri më tani kthim i organizuar i 1842 shtetasve të RMV-së
LEXO: U kthyen edhe 287 shtetas të RMV-së në vend, të gjithë në karantinë
LEXO: MPJ i ktheu në RMV 42 qytetarë nga Sllovenia dhe 27 nga Turqia
LEXO: Në mëngjes u kthyen 63 shtetas të RMV-së nga Mali i Zi, janë dërguar në karantinë të detyruar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button