Plan ushtrimesh nga profesori për nxënësit gjatë periudhës së pandemisë

Që prej paraqitjes së rasteve të para në botë me Koronavirus shumë aktivitete janë shtrënguar drastikisht e shumë të tjera janë anuluar tërësisht, transmeton KlanKosova.

Shpallja pandemi e këtij virusi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë që shumë vende të marrim masa nga më të ndryshmet në mënyrë që ta zvogëlojnë sa më tepër përhapjen e tij.

Sikur shumë aktivitete edhe sporti është në pushim! Liga të ndryshme janë pezulluar në afate të pacaktuara, janë mbyllur shkolla, poashtu edhe lëvizjet jashtë janë edhe të ndaluara.

Në këtë linjë janë edhe klubet e fituesit.

Por se si të rinjtë ta mbajnë trupin aktiv edhe në kushte shtëpie, ka menduar profesori i Edukatës Fizike, Alban Bellopoja, i cili ka përpiluar një plan një mujor.

Përvoja që ka më nxënësit ai ka thënë se e ka shtyrë ta përpilojë këtë plan ushtrimesh. njofton Klan Kosova.

“Ka shumë nxënës të shkollave të mesme që duan të ushtrojnë, por nuk e dinë saktë se t’i ta bëjnë këtë në këtë kohë të pandemisë së Koronavirusit”, ka thënë Bellopoja.

“Këtë plan e kam dërguar në drejtorinë e shkollës “Xhevdet Doda”  dhe tek kolegët që t’ua shpërndajnë nxënësve. Mirëpo po dua që atë ta kenë para vetes edhe nxënësit dhe të rinjtë tjerë nga gjithë vendi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button